Programi GCSE
- Programi GCSE është i përshtatshëm për nxënësit e klasave te 9-ta dhe të 10-ta.

Programi GCSE ofron një kurrikul të integruar për të maksimizuar përfitimet e të mësuarit. Gjatë këtij kursi nxënësit mund të eksplorojnë lëndë teë ndryshme dhe të hedhin baza të forta në studimet e tyre të mëtejshme në programin A level. Lëndët që ofrohen janë matematikë, fizikë, kimi, biologji, shkenca kompjuterike, ekonomi dhe arte. Mësimi zhvillohet edhe në gjuhën angleze me mësues të cilët janë të specializuar dhe me përvojë të gjatë në këte program.



Programi A-Level
- Programet A-Level janë programe që fokusohen në përgatitjen e nxënësve për studimet e larta universitare.
- Ofrojnë Përgatitje Teorike Dhe Laboratike.
- Programi është i përshtatshëm për nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta.
- Në Virtus përgatiteni për lëndët matematikë, matematikë të avancuar, fizikë, kimi, biologji, shkenca kompjuterike, ekonomi, dhe arte.

Recognized Worldwide

Keeps your options open

Provides in-depth knowledge

Wide range of resources
Programet A level janë programe që fokusohen në përgatitjen e nxënësve për studimet e larta universitare dhe ofrojnë përgatitje teorike dhe laboratorike. Stafi ynë akademik kujdeset që të zhvillojë strategji të ndryshme të cilat synojnë së pari njohjen e nxënësve me mënyrën e testimit dhe në maksimizimin e rezultateve të nxënësve në testet që zhvillohen në fund të programit.
