Olimpiada e Ekonomisë

Për herë të parë në Shqipëri, Virtus ka të drejtën ekskluzive të përzgjedhë ekipin shqiptar që do të përfaqësojë vendin tonë në Olimpiadën Botërore të Ekonomisë, ku do të marrin pjesë shtete si Rusi, Gjermani, Poloni, Zvicër, Meksikë, Austri, Rumani, Indi, Hong Kong, SHBA, Iran, Pakistan, Hungari, etj.

Je nxënës që studion lëndën e ekonomisë si pjesë e programeve A-level, IB, Advance-level Foundation apo Matura Shtetërore? Apo ke pasion ekonominë dhe dëshiron të sfidosh veten në mesin e të rinjve jashtëzakonisht të talentuar nga e gjithë bota? Kjo është SUPER MUNDËSIA jote!

Konkursi i përvitshëm në ekonomi organizohet për nxënësit e shkollave të mesme dhe synon të nxisë dhe promovojë interesin e tyre në ekonomi, biznes dhe financë, duke gjetur mënyra kreative për të zgjidhur probleme të ndryshme.

Programe përgatitore për Olimpiada

Ky është një program që u vjen në ndihmë të gjithë nxënësve të talentuar dhe ekselentë që duan të marrin pjesë në Olimpiadat Kombëtare dhe Ndërkombëtare në shkencat natyrore dhe që duan t’i shtojnë një aset me vlerë portofolit të tyre.

Lëndët që zhvillohen

Matematikë

Fizikë

Biologji

Informatikë

Kimi

Ekonomi

Niveli i Vështirësisë:          I Avancuar

Numri total i seancave:     40

Kohëzgjatja:                       1-2 Vite

Numri i nxënësve               1-5 nxënës

Kohëzgjatja e seancave    90 minuta