Programi GCSE
- Programi GCSE është i përshtatshëm për nxënësit e klasave te 9-ta dhe të 10-ta.
- Nxënësit hedhin baza të forta në studimet e tyre në programin A-Level.
- Lëndët që ofrohen janë matematikë, fizikë , kimi, biologji, shkenca kompjuterike, ekonomi dhe arte.
Programi GCSE ofron një kurrikul të integruar për të maksimizuar përfitimet e të mësuarit. Gjatë këtij kursi nxënësit mund të eksplorojnë lëndë të ndryshme dhe të hedhin baza të forta në studimet e tyre të mëtejshme në programin A level. Lëndët që ofrohen janë matematikë, fizikë, kimi, biologji, shkenca kompjuterike, ekonomi dhe arte. Mësimi zhvillohet edhe në gjuhën angleze me mësues të cilët janë të specializuar dhe me përvojë të gjatë në këte program.
Programi A-Level
- Programet A-Level fokusohen në përgatitjen e nxënësve për studimet e larta universitare, ku përfshihen orët Teorike dhe Laboratorike.
- Programi është i përshtatshëm për nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta.
- Në Virtus përgatiteni për lëndët matematikë, matematikë të avancuar, fizikë, kimi, biologji, shkenca kompjuterike, ekonomi, dhe arte.
Programet A level janë programe që fokusohen në përgatitjen e nxënësve për studimet e larta universitare dhe ofrojnë përgatitje teorike dhe laboratorike. Stafi ynë akademik kujdeset që të zhvillojë strategji të ndryshme të cilat synojnë së pari njohjen e nxënësve me mënyrën e testimit dhe në maksimizimin e rezultateve të nxënësve në testet që zhvillohen në fund të programit.