Virtus në bashkëpunim me CDTS organizon TeenEagle, një konkurs ndërkombëtar i gjuhës angleze online për të gjithë nxënësit e moshës 8-18 vjeç, të ndarë në tre grupmosha. Konkursi zhvillohet në dy faza: Online Round dhe Final Round.
- Online Round
- Final Round
Ne bazë të kategorisë nxënësit do të duhet të lexojnë një libër dhe të shikojnë një film/dokumentar mbi të cilët do të ndërtohen dhe pyetjet e fazes së parë. Provimi përmban 60 pyetje me alternativa dhe ka kohëzgjatjen 60 minuta.
Të gjithë nxënësit që fitojnë medalje Nderi, Bronzi, Argjendi apo Ari kualifikohen për në fazën finale të TeenEagle. Nxënësit të cilët fitojnë medalje Ari do të përfitojnë 10% zbritje për regjistrimin në fazën finale.
Faza finale e TeenEagle zhvillohet në disa shtete të ndryshme si: Angli, Itali, SHBA dhe Malajzi, sipas nje itinerari te programuar për 8 ditë. Fëmijët pjesëmarrës, përveçse do të konkursojnë me finalistët e TeenEagle, do të vizitojnë atraksione të ndryshme të vendit mirëpritës.
Owlypia është një konkurs ndërkombëtar i krijuar për nxënës të tre grupmoshave: 9-11 vjeç (OWLINS), 12-14 vjeç (OWLETS) dhe 15-18 vjeç (OWLYS). Çdo vit, Owlypia vendos një temë të re mbi të cilën vendosen dhe materialet që nxënësit do të mësojnë. Konkursi zhvillohet në dy faza: Online Round dhe Final Round.
Tema për vitin 2024 është: Goal setting, heading for success.
Owlypia përfshin pesë fusha tematike: Art dhe Dizajn, Ekonomi dhe Biznes, Letërsi dhe Kulturë, Shkencë dhe Teknologji dhe Shkenca Sociale. Një sfidë e përkryer për këdo që pëlqen të mendojë, të shkruajë dhe të flasë në një mjedis social dhe nxitës akademik!
Nxënësit duhet zgjedhin lëndën e preferuar dhe të përgatitën në bazë të disa materialeve, të cilat do të jenë: libër, film, video, artikull, personazh i njohur.
- ONLINE
- GLOBAL
Provimi i fazës së parë përmban 90 pyetje me alternativa dhe ka kohëzgjatjen 90 minuta. Nxënësit të cilët kualifikohen në fazën finale do të përfitojnë ulje në bazë të performancës së tyre individuale në provim.
Finalja e konkursit Owlypia mund të organizohet në dy mënyra: Online dhe Onsite. Finalja onsite zhvillohet në 3 destinacione të ndryshme: Cambridge, Londër dhe Abu Dhabi. Përgjatë 7 ditëve nxënësit të ndarë në grupe me nga 3 anëtarë do të kryjnë sfida në 5 kategori të ndryshme, vizita në kolegje, seminare, ture në qytet dhe me varkë, etj.
Kategoritë e testimit për grupet janë:
- Knowledge Challenge – Multiple choice
- Pen Down Challenge – Debating
- Speech Craft Challenge – Debating
- Impromptu Challenge – Public Speaking
- Team Spirit Challenge – Quiz / Game Show
- 8-11 vjeç
- 12-15 vjeç
- 16-19 vjeç
- 20-24 vjeç
- Art Category
- Talent Category
- STEM Category
- Virtual Finals
- Global Final
Faza e parë e konkursit zhvillohet online. Nxënësit apo studentët zgjedhin një nga kategoritë e Art, Talent apo STEM. Pas regjistrimit në sistem, nxënësit duhet të rezervojnë një takim në Zoom dhe të zgjedhin gjuhën me të cilën duan të prezantojnë projektin e tyre.
Juria do të vlerësojë punën e nxënësve dhe studentëve dhe do të zgjedhin më të mirët për të kaluar në fazën finale. Të gjitha rezultatet do të shpallen live përmes kanalit të iWISE në YouTube gjatë ceremonisë virtuale të çmimeve.
Të gjithë nxënësit dhe studentët fitues të medaljeve në Virtual Final do të kualifikohen në iWISE Global Final. Finalistët me medalje Ari do të përfitojnë 10% zbritje në regjistrimin për në fazën finale.
Të gjithë nxënësit dhe studentët do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje dhe arritje sipas rezultatit.
3 nxënësit/studentët më të mirë në kategoritë kryesore (Art / Talent / STEM) do të kualifikohen për çmimet e mëdha në para’ si më poshtë:
600 £ për vendin e parë
450 £ për vendin e dytë
300 £ për vendin e tretë.