Programi Veror Virtus

Programi Veror Virtus

Në Virtus Summer Academy, besojmë se vera është koha perfekte për të eksploruar gjëra të reja ndërsa argëtoheni me miq të rinj. Ky program është krijuar për t’ju ndihmuar të zhvilloni aftësitë tuaja akademike dhe kreative në një ambient inovativ dhe të gjallëruar. Ne ofrojmë një shkëmbim të veçantë të aktiviteteve edukative dhe zbavitëse, që do t’ju bëjnë të ndiheni si të ishit një shkencëtar, një artist, një matematikan dhe një aktor – të gjitha në një!

Pse duhet të jeni pjesë e Summer Academy? Sepse ky program nuk është vetëm për të mësuar, por edhe për të zbuluar pasionet tuaja të fshehura, për të bërë miq të rinj dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme. Mos e humbni mundësinë të bëheni pjesë e aktiviteteve argëtuese.

REGJISTROHU tek FORMULARI I APLIKIMIT për Programin Veror dhe merr KUPONIN DHURATË në vlerën 5.000 LEKË!

Dedikuar Ju!

Për të gjithë ata që plotësojnë formularin e aplikimit në website, ofrojmë një kupon dhuratë prej 5,000 Lekë, të cilin mund ta përdorni deri më 30 Qershor 2024 për një nga opsionet e mëposhtme:

  • Pre-Registration për Vitin e Ri Akademik 2024-2025 (20 seanca)
  • Academic Summer (30 seanca)

SUMMER ACADEMY 2024

Summer Academy është akademia verore e dedikuar për grupmoshën 10-14 vjeç, që zgjat 6 javë (2+2+2) nga data 18 Qershor deri më 26 Korrik. Programi ofron një përzierje të shkëlqyer të edukimit dhe argëtimit, duke përfshirë:

Anglisht dhe literaturë

Shkenca kompjuterike dhe robotikë (LEGO)

Klubi i librit

Argëtohu me Matematikë

Art Figurativ

Të Folurit Publik

Teatër

Ky program është krijuar për të zhvilluar aftësitë akademike dhe kreative të fëmijëve në një ambient të gjallë dhe frymëzues.

ACADEMIC SUMMER (ON-SITE DHE ONLINE)

Academic Summer është një program suporti akademik gjatë verës për dy grupmosha:

Grupmosha 13-17 vjeç

Ndihmë për studentët që synojnë të ndjekin degë si shkencat e natyrës, shkencat mjekësore dhe ato inxhinierike.

Grupmosha 18+ vjeç

Suport për studentët që do të fillojnë studimet universitare.

Programi zhvillohet nga 1 Korrik deri më 26 Korrik. Ju mund të zgjidhni një nga oraret (nga e hëna në të premten):
  10:00-13:00 16:00-19:00  Të shtunën nga ora 10:00-13:00.

VJESHTA 2024

(PRE-REGISTRATION PËR
VITIN E RI AKADEMIK 2024-2025)

VJESHTA 2024

(PRE-REGISTRATION PËR
VITIN E RI AKADEMIK 2024-2025)

Për vitin e ri akademik 2024-2025, ofrojmë një mundësi regjistrimi të hershëm (Pre-registration) nga data 13 Maj deri më 26 Korrik për grupmoshën mbi 13 vjeç. Përfitoni një zbritje prej 10% në çmimin e programit vjetor me 80 seanca.