Kurse të gjuhës së huaj

Kurse të gjuhës së huaj

Virtus ofron kurse të gjuhës angleze, gjermane, italiane, frënge dhe shqipe për fëmijë, studentë dhe të rritur. Metodat inovative fokusohen në përvetësimin e aftësive bazë të të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit dhe të shkruarit.

Mësimi zhvillohet në grupe të vogla të cilat ju krijojnë mundësinë të përvetësoni në pak kohë nivelin e dëshiruar të gjuhës, nga A1-C1. Kurset e gjuhës në Virtus mund të zhvillohen si fizikisht ashtu dhe online.

impakti i teknologjisë

Kurse gjuhës angleze

Kurset anglisht fillojnë nga niveli A1 deri në atë C1. Mësoni gjuhën angleze nga profesor të kualifikuar dhe me eksperiencë në fushën e arsimit. Gjatë kursit, ju do të mësoni gramatikën dhe përmirësoni fjalorin me metodën më të mirë britanike On Screen. 

Niveli: A1-C1
Numri i nxënësve: 5-7
Metoda: On Screen

Kurse të gjuhës italiane

Kurset e italishtes fillojnë nga niveli A1 deri në atë C1. Gjatë kursit, ju do të mësoni gramatikën dhe përmirësoni fjalorin me metodën Allegro. Kjo metodë ju mundëson të praktikoni të katërta aftësitë e nevojshme: të folurit, të dëgjuarit, të shkruarit dhe të lexuarit. 

Niveli: A1-C1
Numri i nxënësve: 5-7
Metoda: Allegro

Kurse të gjuhës gjermane

Virtus ofron kurse gjermanisht, te cilat zhvillohen me anë të metodave të ndryshme sipas nivele dhe grupmoshave. 

Planetino është metoda që përdoret për fëmijët e moshës 8-12 vjeç nëpërmjet të cilit ata do të përvetësojnë nivelin A1 dhe A2 të gjermanishtes. Temat interesante dhe tërheqëse u ofrojnë fëmijëve mundësinë të mësojnë gjuhën gjermane u argëtuar dhe përmirësuar të folurit dhe të dëgjuarit.

Grupmosha:   8-12 vjeç
Niveli:   A1-A2
Numri i nxënësve: 5-7
Metoda: Planetino

Për fëmijët e moshës 12-16 vjeç përdoret metoda Beste Freunde. Kjo metodë përmban 45 seanca gjatë të cilave fëmijët do të mësojnë gjuhën gjermane duke zhvilluar aftësitë komunikuese si dhe aftësitë e të menduarit kritik. 

Grupmosha:  12-16 vjeç
Niveli:   A1-A2
Numri i nxënësve: 5-7
Metoda: Beste Freunde

Schritte është një ndër metodat më të përdorura nga adoleshentët për mësimin e gjuhës gjermane. Kjo metodë, e cila përmban 40-45 seanca, i ndihmon studentët të zbulojnë dhe formulojnë rregullat gramatikorë, për t’i praktikuar më pas në ushtrime. 

Niveli: A1-A2
Numri i nxënësve: 5-7
Metoda: Schritte

Sicher është një metodë e përshtatshme për ata që duan të thellohen në studimin e gjuhës gjermane. Nga B1 e deri tek C1, çdo nivel realizohet me 40-45 seanca nga 90 minuta. Temat e larmishme dhe sfiduese ofrojnë përmirësim dhe zhvillim të të gjitha aftësive gjuhësore.

Niveli: B1-B2-C1
Numri i nxënësve: 5-7
Metoda: Sicher

Kurse të gjuhës frënge

Mësimi i frengjishtës zhvillohet në bazë të metodës Le nouveau. Gjatë 45 seancave ju do të mësoni dhe praktikoni ushtrimet gramatikore dhe do të komunikoni rrjedhshëm në gjuhën frënge.

Niveli: A1-B1
Numri i nxënësve: 5-7
Metoda: Le nouveau

Kurse të gjuhës shqipe 

Virtus ofron kurse për të gjithë shtetasit e huaj që dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe për të jetuar apo për të punuar në Shqipëri. Kursi përmban dy nivele: Basic, ku studentët mësojnë bazat e gjuhës shqipe, ndërsa në nivelin Intermediate studentët thellojnë më shumë aftësitë e të folurit, të dëgjuarit dhe të shkruarit. 

Niveli: Basic / Intermediate
Numri i nxënësve: 5-7