Rreth nesh

Rreth nesh

Virtus është qendra e parë e kurseve, e cila mundëson infrastruksurë moderne dhe programe të bazuara në kurrikulën britanike. Ne investojmë në njohuritë që sigurojnë sukses, nëpërmjet mësimdhënies me grupe të vogla duke i ndihmuar studentët të arrijnë rezultate të shkëlqyera akademike.

Nxënësit e Virtus përgatiten me përkushtimin më të madh nga një staf akademik me një eksperiencë shumëvjeçare në mësimdhënie, duke u krijuar atyre mundësi të realizojnë ëndrrat e tyre duke qenë kandidatë të denjë për universitetet më elitare kudo në botë.

FAQ

Çfarë kursesh ofrohen në Virtus?

Virtus zhvillon kurse në lëndët e matematikës, kimisë, biologjisë, fizikës, shkencave kompjuterike dhe ekonomisë me programe të bazuara në kurrikula ndërkombëtare për nxënësit nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të. Gjithashtu, Virtus ofron përgatitje për diplomat ndërkombëtare: IELTS, TOEFL, SAT dhe TestDaF, si dhe kurse të gjuhës së huaj: anglisht, gjermanisht, italisht, frengjisht dhe shqip.

A mund të bëj kurse në Virtus nëse studioj në shkollë publike?

Njohuritë e marra në kurset e Virtus janë të vlefshme për të gjithë nxënësit që studiojnë në shkollat publike ashtu si dhe ato private. Nëse dëshiron të përgatitesh për të studiuar jashtë vendit apo të thellosh njohuritë e tua, Virtus do të të ndihmojë të arrish objektivat e synuara.

Sa zgjasin kurset në Virtus?

Virtus përdorë programet ndërkombëtare GCSE dhe A-LEVEL, të cilat zgjasin përgjatë gjithë vitit akademik.

A do të më ndihmojë kursi në Virtus të arrij nota më të larta në shkollë?

Qëllimi i kurseve në Virtus nuk është thjesht arritja e rezultateve të larta në shkollë, por përfitimi i aftësive dhe njohurive shtesë të cilat i shoqërojnë nxënësit përgjatë gjithë rrugëtimit të tyre akademik. Këto njohuri ekstra që nuk trajtohen në shkollë janë esenciale për të gjithë nxënësit që të kenë një rrugëtim akademik të suksesshëm, sidomos për ata që synojnë të vazhdojnë studimet jashtë vendit.

Mund të nis kursin e Computer Science në Virtus nëse nuk kam njohuri mbi këtë program?

Sigurisht! Programi i Computer Science në Virtus është hartuar në dy nivele: Niveli i parë trajton bazat e Computer Science dhe përgatit nxënësit për të kaluar nga Beginner në Intermediate; Niveli i dytë i çon nxënësit nga niveli Intermediate në atë Advanced.

Përse do të më shërbejë praktika e laboratorit?

Laboratorët shkencorë të Virtus janë të pajisur me mjetet e nevojshme për të zhvilluar eksperimente, të cilat i ndihmojnë nxënësit të krijojnë lidhjen midis teorisë dhe praktikës dhe të parapërgatiten për studimet e larta.